SHA ESM (Centralet Elektrike të Maqedonisë së Veriut) dhuron 3.000.000 denarë ndihmë për viktimat e tërmetit në Republikën e Shqipërisë.
SHA ESM në seancë të veçantë të Bordit Drejtues solli vendim që të dhurojë 3.000.000 denarë ndihmë për viktimat e tërmetit në R.e Shqipërisë më datë 26.11.2019. Mjetet financiare do të paguhen në llogarinë e paraparë për ndihmë që është hapur nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rastin e kësaj ngjarjeje tragjike.
Gjithashtu, drejtori gjeneral i SHA ESM, z. Vasko Kovaçevski drejtoi letër ngushëlluese deri te drejtori gjeneral i kompanisë shtetërore për energjetikë të Shqipërisë, KESH, z.Benet Beci, në të cilën shprehu ngushëllime për jetët e humbura dhe tragjedinë që goditi vendin. Si partner biznesi të dy vendeve mike, z.Kovaçevski ofroi çdo ndihmë të mundshme që nevojitet dhe të cilën SHA ESM mund ta ofrojë në këto momente të rënda që të iu dilet në ndihmë qytetarëve nga zonat e prekura.