VAZHDIM I AFATIT PËR THIRRJE PUBLIKE – FTESË PËR PJESËMARRJE NË PARAKUALIFIKIM PËR HC ÇEBREN
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Komisionit për zbatimin e procedurës së koncesionit për përdorimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet e lumit Cërna Reka (“Komisioni”), fton të gjithë ofertuesit e mundshëm (secili si një “Ofertues i Mundshëm”) për dorëzimin e dokumenteve për pjesëmarrje në Para-Kualifikim (“Dokumente Para-Kualifikimit”) për dhënien dhe zbatimin e Marrëveshjes së koncesionit për përdorimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentrali Cërna Reka. Kjo përfshin projektimin, financimin, ndërtimin, menaxhimin dhe mirëmbajtjen dhe transmetimin e hidrocentraleve Çebren me digën Orlov Kamen (me mundësi për hidrocentrale) si dhe menaxhimin e hidrocentralit ekzistues Tikvesh të vendosur në Cërna Rekë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (“Projekti”).