INVESTIMET AKTUALE DHE TË PLANIFIKUARA TË ShA ESM (CEMV)

Centrale fotovoltaike

CF Oslomej 1, CF Oslomej 2 dhe CF Oslomej 3 – PPP

Në vendin tonë, termocentralet me qymyr dhe hidrocentralet janë kapacitetet kryesore prodhuese të energjisë elektrike, ndërsa me një përqindje të caktuar janë të përfaqsuara burimet e rinovueshme të energjisë – era dhe dielli. Nga totali i prodhimit të energjisë elektrike në vend, 70% vjen nga ShA ESM. Ndërkaq, raporti i kapacitetit të instaluar të kompanisë sonë është: 58% kapacitet të instaluar në termocentrale, 39% në hidrocentrale dhe 3% në burime të rinovueshme, respektivisht  në energji të erës.

Pas CF Oslomej, projekti CF Oslomej 2 me kapacitet të instaluar  prej 10 MW dhe prodhim mesatar vjetor të planifikuar prej 17 GWh energji elektrike, me mbështetjen e BERZH, do të realizohet si vazhdimësi e CF Oslomej 1. Ky projekt së bashku me projektin CF Manastir, i cili ka një kapacitet të instaluar prej 20 MW, do të financohet me ndihmën e një kredie të favorshëm nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në vlerë prej 25 milionë euro.

Toka është në pronësi të ShA “Centralet elektrike të Maqedonisë së Veriutr” dhe lokacioni është në një distancë të shkurtër nga nënstacionet dhe infrastruktura rrugore, gjegjësisht në afërsi të centralit tashmë funksional, i cili ofron qasje në fuqi punëtore të trajnuar. Kombinimi i faktorëve të favorshëm të lokacionit, së bashku me angazhimin strategjik të Qeverisë, mundëson potencial real për realizimin e këtij projekti. Kostot për ndërtimin e CF do të zvogëlohen ndjeshëm sepse do të shfrytëzohet infrastruktura ekzistuese e TC “Oslomej”.

Oslomej 3, nga ana tjetër, përmes partneritetit publik-privat do të ndërtohet në rrethin e KXE “Oslomej”, termocentrali ynë në Kërçovë. Ai do të ndërtohet në vendin e një miniere qymyri të shteruar, pranë impiantit të parë fotovoltaik 10 MW, i cili është në ndërtim e sipër. Investimi ynë i ri, i cili në fakt është konceptuar si dy centrale fotovoltaike, nga të paktën 40 MW në maksimum 50 MW, do të jetë mbi parimin e partneritetit publik-privat, në ç’rast ShA ESM do të jetë partneri publik.

Marrëveshja e partneritetit publik-privat do të ishte e vlefshme për 35 vjet, pas së cilës partneri privat detyrohet të transferojë të drejtën për pronësi të centraleve fotovoltaike dhe t’ia dorëzojë ato në posedim faktik partnerit publik (ShA ESM),  në gjendje të rregullt operative dhe funksionale. Ndërtimi i centraleve fotovoltaike do të jetë një investim i plotë nga partneri privat dhe vlersohet se ndërtimi i tyre do të kushtojë rreth 70 milionë euro. Investim i ShA ESM në ndërtim është toka, të dhënat që lidhen me rrezatimin mesatar diellor, më pas temperaturat mesatare vjetore dhe rryma e erës, si dhe prodhimi mesatar vjetor i pritshëm prej 170 GWh energji elektrike. Qasja rrugore deri në centralet fotovoltaike, si dhe balancimi i energjisë, janë pjesë e detyrimeve që ne mundemi t’i sigurojmë.

CF Manastir 1- 20 MW, CF Manastir 2 – 40 MW, CF Manastir 3 – 100 MW

Tendencat aktuale globale të energjetikës kërkojnë tranzicion më ambicioz drejt një ekonomie me karbon të ulët, ku burimet e rinovueshme të energjisë janë ndër faktorët më të rëndësishëm që do të mundësojnë atë tranzicion. Në këtë kuptim, ShA ESM intensifikon fokusin e saj në zhvillimin dhe zbatimin e projekteve të reja për prodhimin e energjisë elektrike, me qëllim rritjen e peshës së burimeve të rinovueshme të energjisë, më konkretisht me centralet fotovoltaike me kapacitet të instaluar më të madh (large scale).

Duke pasur parasysh burimet e disponueshme të energjisë dhe tokën që i përket ShA ESM, opsioni më fleksibël që do të mundësojë prodhimin e energjisë së pastër nga burimet e rinovueshme janë centralet fotovoltaike. Në atë drejtim janë filluar aktivitetet zhvillimore në bashkëpunim me BERZH për realizimin e projekteve.

Për CF Manastir 1 me kapacitet të instaluar 20 MW, me prodhim vjetor prej 34 GWh dhe vlerë të parashikuar prej 17 milionë euro, dhe CF Manastir 2 me kapacitet të instaluar 40 MW, me prodhim vjetor 70 GWh dhe vlerë të parashikuar prej 30 milionë euro, për të cilat kapacitete tashmë janë bërë përllogaritjet për prodhimin e ardhshëm, është përcaktuar toka dhe janë përfunduar studimet për kyqje. Projekti CF Manastir 3 me kapacitet të instaluar prej 100 MW, me prodhim vjetor prej 170 GWh dhe vlerë të parashikuar prej 70 milionë euro. Propozimet për kyçjen e CF Manastir 3 në rrjetin elektroenergjetik  janë përmes linjës ekzistuese të transmetimit 110 kV nga TC Manastir 2 (në pronësi të ShA ESM) deri në TC Brod Gneotino, me lidhje radiale. Sipërfaqja e parashikuar për ndërtimin e CF Manastir 1 është 36 ha, për CF Manastir 2 është 80 ha dhe për ZF Manastir 3 është 200 ha.

Me ndërtimin e centralit fotovoltaik në TC “Manastir” do të rritet pjesëmarrja e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në 160 MW. Shpenzimet për ndërtimin e CF do të zvogëlohen dukshëm për shkak të shfrytëzimit të infrastrukturës ekzistuese të TC “Manastiri”.

Vlen të përmendet edhe fakti se po fillojnë aktivitetet zhvillimore për realizimin e projektit CF Tikvesh – Vitaçovë me kapacitet të instaluar prej 100 MW, në lokacion në kuadër të HЕC “Tikvesh”. Lokacioni i propozuar është rrafshnaltë që gjendet mbi HEC “Tikvesh”, më saktësisht mbi shtratin e lumit Crna Reka. Orientimi është  në jug-perendim që është i përshtatshëm për vendosjen e paneleve fotovoltaike. Në mes të lokacionit kalojnë 2 linja të transmetimit të cilat janë nga HEC “Tikvesh”. Prodhimi i energjisë elektrike nga CF Tikvesh me kapacitet të instaluar prej 100 MW (AC), sipas analizës do të ishte 172 GWh/në vit (162 GWh/ në vit), sipërfaqe ndërtimi prej 136 ha, tokë e cila është në pronësi të ShA ESM dhe vlera e parashikuar prej 60 milionë euro. Planifikohet të ndërtohet pranë HEC “Tikvesh”, komuna e Brushanit, për të cilin propozohet një variant i përshtatshëm i lidhjes në rrjetin e transmetimit. Propozimet për kyçje në rrjetin elektroenergjetik janë përmes linjës ekzistuese të transmetimit 110 kV që shkon nga HEC “Tikveshi” në TC “Kavadari 2” (në pronësi të MEPSO-s), me lidhje radiale ose përmes linjës ekzistuese të transmetimit 35 kV që shkon nga HEC “Tikveshi” deri te TC “Kavadar 2” (MEPSO), i cili përdoret për konsum vetanak të “Tikveshit”, dhe do të duhet në një pjesë të bëhet sistem i dyfishtë.