Intervistë e Zëvendës Drejtorit Gjeneral të SHA CEMV. D-r Imer Zenku, për televizionin rajonal të Kërçovës
Zëvendës-Drejtori Gjeneral i SHA CEMV, D-r Imer Zenku, i ftuar në emisionin ‘’Monitor’’, në televizionin rajonal të Kërçovës, TV GURRA.
Gjatë pjesëmarrjes në emision drejtori Zenku foli për konferencën energjetike FEM 2021 (Forumi Energjetik i Maqedonisë) i cili u mbajt për të katërtën herë, me mbështetje të kompanisë sonë, ku folën përfaqësues të lartë të Bordit të Drejtorëve të SHA CEMV. Drejtori Zenku në emision potencoi se SHA CEMV ka filluar tranzicionin drejt energjisë së pastërt dhe i paraqiti projektet që i përmbushin kriteret e ‘’Marrëveshjes së Gjelbërt’’ dhe në afat të gjatë do të përforcojnë pavarësinë energjetike të vendit.