Të punësuarit në SHA CERMV do të trajnohen dhe edukohen nga doktorë shkencash nga SHA CERMV, të punësuar të mëparshëm dhe profesorë universitarë
Në takim me drejtorin gjeneral të SHA CERMV, Vasko Kovaçevski, me të punësuar në kompani nga më shumë filiale të cilët kanë titull shkencor doktor shkencash nga fusha të ndryshme, u përcaktuan hapa konkret për operacionalizim të Qendrës për edukim dhe trajnim (QET) të SHA CERMV. Njohuritë teorike dhe praktike të kuadrove tanë do të përdoren për edukim të vazhdueshëm dhe përmirësim të të punësuarëve.
Në proces do të përfshihen të punësuar në SHA CERMV të cilët përveç obligimeve të zakonshme do të punojnë edhe në edukim dhe trajnim, pastaj edhe të punësuar të mëparshëm, respektivisht të pensionuar nga kompania jonë të cilët përvojën e tyre shumëvjeçare do ta përcjellin tek kuadrot e reja, si dhe profesorë nga institucionet e arsimit të lartë. Trajnimet dhe edukimi janë shumë të rëndësishme veçanërisht pasi gjindemi në fillim të zbatimit të transformimit energjetik, i cili kërkon ristrukturim dhe konsolidim të resurseve njerëzore dhe aftësive të nevojshme.
Skenimi i të gjithë sektorëve në kompani do të tregojë në cilët pjesë nevojitet përforëcim i njohurive të caktuara, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për thellim të veprimtarisë specifike apo për fitim të njohurive nga sferat tjera për kryerje më të suksesshme të detyrave të punës, siç është p.sh sigurimi i njohurive bazë të kadrit inxhinierik për prokurimet publike, njohja e një pjesë të të punësuarve në sektorin komercial me bazat e procesit të prodhimit dhe kërkesat teknike etj.
Nevoja për investim në zhvillim të resurseve njerëzore është e vërtetuar shkencërisht, e verifikuar në praktikë dhe e pranuar si një nga aktivitetet bazë në menaxhimin e resurseve njerëzore dhe operacioneve afariste në vendet e zhvilluara.