ELEM e mbështeti projektin ,,Ditë e hapur për konsumatorët” E-posta

SHA ELEM, si organizatë e udhëhequr nga principi që në vazhdimësi  t‘i përmirësojë shërbimet me konsumatorët e saj, vendosi të instalojë sistem për komunikim të vazhdueshëm, të hapur dhe dyanësh me konsumatorët e saj.

Përfaqësia „Energjetika“ në vitin 2010 implementoi praktikë të re „Ditë e hapur për konsumatorët“, e cila do të ngelë manifestim korporativ i rregullt.

Bëhet fjalë për kontakt të drejtpërdrejtë i të punësuarve në përfaqësi me konsumatorët, shfrytëzues të energjisë për ngrohje. Banorët e këtyre bashkësive urbane, me kënaqësi e pranuan idenë për mbajtjen e aktiviteve të tilla dhe pa mëdyshje iu qasën sugjerimeve, kërkesave, pyetjeve dhe komenteve.

Të gjithë konsumatorët, nëpërmjet faturave për energji të ngrohjes ishin paralajmëruar se edhe në të ardhmen, para çdo sezoni të ngrohjes do të organizohet manifestime „Ditë e hapur për konsumatorët“.

Kompania edhe më tej vazhdoi të ndërmerr të gjithë hapat për zhvillim të rrjetit dhe për arritje në shkallë të lartë të efikasitetit të energjisë të sistemit të ujit të ngrohtë.

ELEM fitoi vendin e dytë me projektin „Ditë e hapur për konsumatorët“.