ShA ESM (CEMV) JAVËN E ARDHSHME ZYRTARISHT DO TË MARRË PËRSIPËR MENAXHIMIN E BEG DHE NGROHTORES SHKUP VERI
ShA ESM (CEMV) mirëpret masat e ndërmarra nga Qeveria e R. së Maqedonisë së Veriut dhe KRrE-së për tejkalimin e krizës për furnizim me energji elektrike dhe krizës për furnizim me energji termike. ShA ESM (CEMV) vazhdimisht shpreh gatishmëri dhe bashkëpunim me institucionet, dhe gjatë periudhës së kaluar është vënë në dispozicion për angazhimin e saj shtesë dhe përfshirjen në proceset për tejkalimin e gjendjes së krizave.
Në bazë të Dekretit të miratuar në seancën e djeshme të Qeverisë në lidhje me krizën e krijuar për furnizim me energji termike dhe vendimet shtesë që do të pasojnë, ShA ESM (CEMV) do të marrë përsipër menaxhimin e BEG deri në përfundim të krizës për furnizim me energji termike.
Marrja e menaxhimit të tre subjekteve të BEG (Prodhim, Distribuim dhe Furnizim) dhe Ngrohtores ShA Shkupi Veri, pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme, pasi ShA ESM (CEMV) të marrë nga Qeveria vendimet dhe përgjegjësitë e nevojshme për zbatimin e marrjes.
Në ndërkohë, ShA ESM (CEMV) nënshkroi marrëveshje me Shoqërinë për prodhimin e energjisë elektrike dhe termike TE-TO ShA Shkup. Me atë marrëveshje, TE-TO do të rrisë vëllimin e prodhimit të energjisë elektrike dhe termike, gjegjësisht do të punojë me kapacitet maksimal, shtatë ditë në javë në vend të pesë ditëve si më parë, në periudhën nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 01: 00 pas mesnate me fuqi të plotë, pra do të përmbushë kapacitetin maksimal të instaluar prej 227 megavat.
Energjinë elektrike do ta merrë ShA ESM (CEMV), ndërsa sasia e shtuar e energjisë termike që rezulton nga procesi do të dërgohet në BEG dhe Shkup Veri, gjegjësisht në rrjetin e ngrohjes në qytetin e Shkupit. Ngrohja në qytetin e Shkupit nuk do të çkyqet në orarin e mbrëmjes deri në orën 22.00. siç ishte përcaktuar deri më tani, por energjia termike për konsumatorët do të dërgohet deri në orën 01.00. Deri në ditën e marrjes së BEG nga Sha ESM (CEMV), të gjitha shpenzimet për dërgimin e ngrohjes në Shkup do të mbulohen nga TE-TO.
ShA ESM (CEMV) vazhdon të mbajë qëndrimin se vendimet e marra nga Qeveria e R. Së Maqedonisë së Veriut dhe KRrE, dhe marrja e obligimeve nga ana e ShA ESM (CEMV), do të stabilizojnë furnizimin e qytetarëve me energji termike por edhe me energji elektrike, duke qenë se ekziston krizë energjetike në përmasa globale.