SHA ELEM dhuroi 26 aparate për matjen e shtypjes së gjakut E-posta

Me qëllim të përmirësimit të gjendjes shëndetësore të invalidëve të punës, lidhja nacionale e invalidëve të punës në Republikën e Maqedonisë realizoi projekt i financuar nga SHA ,,Elektranat e Maqedonisë”.

Bëhet fjalë për pajisje të 26 aparateve për matjen e shtypjes së gjakut dedikuar për krejt Shoqatën e invalidëve të punës, anëtar të Lidhjes nacionale të invalidëve të punës. Me këto aparate, invalidët në çdo moment të fitojnë njohuri për shëndetin e tyre dhe të nxiten që në kohë t’i vizitojnë qendrat shëndetësore.

Kryetari i Shoqatës, Krsto Canev, shprehu falënderim që akoma ekzistojnë kompani të cilat kanë mirëkuptim për nevojat e invalidëve të punës dhe theksoi se përvoja e tyre tregon se këto lloje të aparateve medicinale janë më se të nevojshme për anëtarët e tyre dhe maksimalisht do të shfrytëzohen në funksion të shëndetit.

Drejtori i përgjithshëm i ELEM, Vllatko Çingoski, theksoi se ky është një donacion i thjeshtë, i cili do ta shënojë fillimin për bashkëpunim të mëtejshëm, për shkak se projektet me karakter humanitar çdoherë kanë përparësi. Ne, çdoherë mundohemi t’i dalim në ndihmë bashkësisë për shkak se humaniteti është përpjekja jonë më e madhe gjatë punës.