PROJEKTE KAPITALE
Nevojat për energji elektrike në Republikën e Maqedonisë së Veriut vazhdimisht rriten, rrjedhimisht prodhimi në termocentrale dhe hidrocentrale vazhdimisht zmadhohet. Strategjia e zhvillimit të ShA ESM i jep përparësi zgjerimit të kapaciteteve prodhuese nga energjia e rinovueshme, veçanërisht prodhimit të energjisë elektrike nga era dhe uji.
Planet zhvillimore të ShA “Centralet elektrike të Maqedonisë së Veriut” kanë për qëllim zbatimin e praktikave dhe strategjive më të mira për tërheqjen e investitorëve, si dhe zhvillimin dhe zbatimin e praktikave për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit. Në planet zhvillimore të kompanisë prioritet është ndërtimi i objekteve të reja, por edhe rivitalizimi dhe modernizimi i objekteve ekzistuese. ESM zbaton një program ambicioz që synon të theksojë dhe promovojë zhvillimin e ekonomisë në përgjithësi.
ShA “Centralet elektrike të Maqedonisë së Veriut” vazhdon me aktivitetet investuese për përmirësimin dhe modernizimin e kapaciteteve ekzistuese, dhe paralelisht zhvillohen përgatitje për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese. Që nga viti 2009, ShA ESM filloi ciklin më të madh të investimeve që nga ekzistenca e kompanisë, dhe trendi i investimeve vazhdon nga viti në vit. Në përputhje me politikën e saj të biznesit, ashtu si deri më tani, kompania jonë do t’i drejtojë të gjitha aktivitetet e saj afariste dhe investuese drejt rritjes dhe zhvillimit të mëtejshëm të kompanisë dhe sigurimit të zhvillimit stabil dhe të qëndrueshëm të kapaciteteve elektroenergjetike.