Liqeni i Ohrit dhe i Dibrës të shumuar me ngjala të reja

SHA ELEM edhe këtë vit financiarisht ka mbështetur aksionin për shumimin e ngjalave në Liqenin e Ohrit dhe të Dibrës. Në ujërat e të dy liqeneve u lëshuan afërsisht  870 kg ngjala të reja cilësore.

Shumimi i i ngjalave në dy liqenet, nga ELEM në bashkëpunim me disa institucione, kryhet tradicionalisht çdo vit. Me atë sigurohet ripërtërirja dhe ruajtja e këtij lloji endemik të peshkut, rruga e shumimit e të cilit është ndërprerë me ndërtimin e digës së Hisrocentraleve “Glloboçicë” dhe  ,,Shpilje”. Vlera e përgjithshme e ngjalave të reja me të cilat këtë vit u shumuan të dy liqenet përfshin shumën prej rreth 45.000 euro, mjetet e të cilit në përgjithësi i siguroi SHA ELEM.

Ngjalat e reja kanë ardhurt nga Greqia dhe janë me peshë mesatare prej 24 gr çdo ngjalë, ndërsa para se të lëshoheshin në ujërat e dy liqeneve, qëndruan në kerantinë në basenin për peshq në Shum tëë Strugës, ku u kryen analizat shëndetësore të nevojshme dhe testet bakteriologjike. Me këtë aksion e ruajtëm këtë lloj endemik nga zhdukja, a me atë kontribuojmë edhe për stabilitetin ekologjik në gjithë rajonin.

Ruajtja e stabilitetit në popullsi, me intervenim të njeriut është e një rëndësie të veçantë për ruajtjen e vlerave natyrore të liqeneve. Vetëm në atë mënyrë do të mbahet  baraspesha e liqenit të Ohrit dhe atij të Dibrës, si ekosisteme me rëndësi globale. SHA ELEM si kompani me përgjegjësi shoqërore do ta vazhdojë praktikën e mbarsimit të fondit të ngjalave edhe në të ardhmen, me çka në vazhdimësi do të sigurojë ripërtëritjen dhe ruajtjen e këtij lloji të peshkut.