ZËVENDËS DREJTORI GJENERAL I ShA ESM (CEMV), D-R IMER ZENKU, NË TERREN NË KXE “OSLOMEJ”

Zëvendësdrejtori gjeneral i SHA ESM, d-r Imer Zenku vizitoi KXE “Oslomej”, i shoqëruar nga menaxhmenti i kombinatit, me qëllim që të njoftohet drejtpërdrejt me aktivitetet e planifikuara të termocentralit.
Ata vizituan minierën, inspektuan gërmimin e qymyrit, kontrolluan dinamikën e furnizimit dhe shpërndarjes së sasive të nevojshme të thëngjillit, të gjitha me qëllim të prodhimit të qëndrueshëm dhe të pandërprerë të energjisë elektrike.
Ata vizituan edhe centralin e ri fotovoltaik “Oslomej” prej 10 MW, i cili pas përfundimit të periudhës provuese, së shpejti do të kyqet në sistemin elektroenergjetik.