ShA ESM (CEMV) NDAU 6 BURSA PËR STUDENTËT E VITIT TË PARË NGA UNIVERSITETI I TETOVËS
ShA ESM (CEMV) vazhdon traditën e mbështetjes së studentëve më të mirë, kështu që ndau 6 bursa të reja për studentët e Universitetit të Tetovës dhe vazhdoi bursat për dy studentë nga viti i kaluar, të cilët vazhdojnë t’i plotësojnë kushtet e parapara me marrëveshje.
Bursat janë me vlerë prej 8000 denarë në muaj dhe ndahen për 10 muaj, përkatësisht gjatë gjithë vitit akademik. Financimi është planifikuar të zgjasë gjatë të gjithë viteve të studimit, me kusht që mesatarja gjatë studimit të jetë mbi 8.0.
Duke ndarë bursa ShA ESM (CEMV) si kompani me përgjegjësi sociale, ndihmon në krijimin e kuadrit që është veçanërisht aktual në tregun e punës. Kjo praktikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, pasi jep rezultate të mira dhe kontribuon në avancimin e arsimit dhe shkencës.