PËRGATITJET PËRFUNDIMTARE PARA FILLIMIT TË PRODHIMIT NË CENTRALIN FOTOVOLTAIK NË OSLOMEJ

Zhvillohen përgatitjet përfundimtare në terren, para vënies në punë të centralit të ri fotovoltaik 10- megavatësh në Oslomej. Sot, aktivitetet u inspektuan nga zëvendësdrejtori gjeneral i ShA ESM, Dr. Imer Zenku dhe drejtori për zhvillim dhe investime, Blagoj Gajdarxhiski, të cilët drejpërdrejt u njoftuan për aktivitetet përfundimtare dhe të dhënat fillestare për performancën e centralit.

Centrali është në periudhë prove dhe së shpejti do të lidhet në sistemin elektroenergjetik.

Ky është centrali i parë diellor në pronësi të plotë shtetërore, pra në pronësi të ShA ESM.

Për momentin, në proces është  realizimi i centralit fotovoltaik 100 MW me partneritet publik-privat, gjithashtu në lokacionet e minierës së shteruar të thëngjillit në KXE Oslomej.