ZËVENDËS DREJTORI GJENERAL DR. IMER ZENKU NË VIZITË PUNE NË KEK
Zëvendës drejtori gjeneral i ShA ESM, Dr.Imer Zenku zhvilloi takim pune me Nagip Krasniqin, kryeshef ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
Në takim u diskutua për sfidat dhe investimet e ardhshme në sektorin energjetik të dy vendeve, për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit energjetik dhe ekonomik, me theks të veçantë për furnizimin e termocentraleve me qymyr.
Drejtori Krasniqi tha se janë duke punuar që të sigurojnë sasi të mjaftueshme të thëngjillit për termocentralet e vetë KEK-ut, dhe do të bëjnë përpjekje shtesë për të realizuar mundësinë e eksportit të thëngjillit në Maqedoninë e Veriut.