BASHKËPUNIM PËR INVESTIME NË BURIME TË RIPËRTËRITSHME DHE RRITJE TË LIKUIDITETIT FINANCIAR TË KOMPANISË NË KUSHTE TË KRIZËS ENERGJETIKE

U mbajt takim i nivelit të lartë ndërmjet ShA ESM dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ku morën pjesë anëtarë të Këshillit drejtues të ShA ESM, të udhëhequr nga Drejtori gjeneral, Vasko Kovaçevski, dhe përfaqësues të lartë të bankës, Andi Aranitasi, përfaqësues i BERZH në R. e Maqedonisë së Veriut, Anastasios Giamoridis, krye-ekonomist në departamentin për energji dhe burime natyrore për Ballkanin Perëndimor dhe Stefan Kostoski, bankier i BERZH-it.

Në takim u bisedua për projektet aktuale që realizohen në fushën e burimeve të ripërtëritshme, ku si sinjal pozitiv u veçua vënia në punë e centralit të parë fotovoltaik në zonën e KXE Oslomej-Kërçovë, i financuar pjesërisht nga një linjë kreditore e favorshme nga BERZH. Menaxhmenti i ShA ESM dhe përfaqësuesit e lartë të BERZH biseduan edhe për projekte të tjera që janë në realizim e sipër ose duhet të realizohen në të ardhmen, në radhë të parë për centralin fotovoltaik Oslomej 2 prej 10 MW dhe centralin fotovoltaik Manastir 1 prej 20 MW.

Në takim u bisedua edhe për mundësitë e financimit nga BERZH ndaj ShA ESM me qëllim të sigurimit të rritjes së likuiditetit financiar të kompanisë në kohë krize energjetike, dhe rrjedhimisht rritjes së prodhimit dhe furnizimit të sigurt dhe stabil me energji elektrike.