Takim mes ShA ESM dhe KEK nga Kosova për bashkëpunim energjetik ndërmjet dy kompanive shtetërore për prodhim të energjisë elektrike
ShA ESM dhe kompania shtetërore energjetike e Kosovës KEK kanë filluar një bashkëpunim të thelluar për ta tejkaluar më lehtë krizën energjetike dhe situatën për sezonin e ardhshëm të ngrohjes. Në takimin e mbajtur në ShA ESM në nivelin më të lartë të udhëheqësisë, u shqyrtuan mundësitë e shfrytëzimit të thëngjillit nga Kosova në termocentralet e Maqedonisë së Veriut, si dhe mundësia e mbështetjes reciproke ndërmjet dy sistemeve. Në takim morën pjesë drejtori gjeneral i ShA ESM, MSc Vasko Kovaçevski, Bordi Drejtues i ShA ESM, kryeshefi ekzekutiv i KEK Nagip Krasniqi dhe këshilltari në Ministrinë e Ekonomisë së Kosovës, Milot Kelmendi. U konkludua se grupet e punës nga të dy kompanitë shtetërore në kohë sa më të shkurt do të vendosin procedurat për realizimin e bashkëpunimit të dakorduar, si dhe që qeveritë e të dy vendeve, përkatësisht ministrat e ekonomisë të njoftohen për hapat e ardhshëm, të cilat janë në kuadër të bashkëpunimit ndërshtetëror të dakorduar në pjesën e energjetikës nga ministrat Kreshnik Bekteshi dhe Artane Rizvanoli në dhjetor 2021.