Vizitë në Parkun e erës Bogdanci
Me rastin e shënimit të 30 viteve të bashkëpunimit gjermano-maqedonas, ShA CEMV së bashku me Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë, Shoqatën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe Bankën Gjermane për Zhvillim (KFV) vizituan Parkun e erës Bogdanci.
Parku me erë Bogdanci është një nga projektet më të rëndësishme të cilët KFV i ka mbështetur dhe është në pronësi të ShA CEMV, ndërtimi i të cilit u finalizua në vitin 2014. Në proces është faza e dytë e ndërtimit të këtij parku me erë, me realizimin e të cilit do të realizohet kapaciteti i planifikuar prej 50 MW fuqi të instaluar.
Zëvendësdrejtori gjeneral i ShA CEMV Imer Zenku e përshëndeti projektin i cili është ndërtuar me mbështetje kreditore nga KFV banka.
Përmes bankës KFV shfrytëzojmë edhe kredi të favorshëm për ndërtimin e Ngrohtores Manastir, kredi të favorshëm për ndërtimin e dy centraleve fotovoltaike në KXE Manastir, një prej 100 dhe një prej 60 megavatësh, dhe gjithashtu me mjete përmes KFV, do të zbatojmë fazën e tretë të rehabilitimit të hidrocentraleve tona.
Ne gjithashtu investojmë në ndërtimin e centraleve të tjera nga burime të ripërtëritëshme, kryesisht diellore dhe të erës, ku përdorim linja kreditore të favorshme nga institucione të tjera financiare ndërkombëtare.
Megjithatë, sot jemi këtu për të theksuar rëndësinë e bashkëpunimit 30-vjeçar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë dhe për të falënderuar Bankën KFV për konstruktivitetin dhe mbështetjen e projekteve të ShA CEMV. Aktualisht jemi në proces të zgjerimit të parkut me erë, me turbina shtesë, përsëri financiarisht të mundësuara nga KFV gjermane.
KFV do të vazhdojë edhe në të ardhmen të mbështesë Republikën e Maqedonisë së Veriut në përpjekjet e saj për infrastrukturë më të gjelbër dhe më të qëndrueshme. Fokusi do të jetë në burimet e ripërtëritëshme të energjisë, veçanërisht në kapacitetet e reja në sektorin e energjisë së diellit dhe erës, si dhe rehabilitimin e kapaciteteve ekzistuese të mëdha hidroelektrike.