ZËVENDËS DREJTORI GJENERAL I ShA ESM (CEMV), Prof. Dr. IMER ZENKU, NË VIZITË PUNE NË KXE “OSLOMEJ”

Zëvendës drejtori gjeneral i SHA ESM (CEMV), Imer Zenku vizitoi KXE “Oslomej”, i shoqëruar nga menaxhmenti i kombinatit, me qëllim që të njoftohet drejtpërdrejt me aktivitetet dhe punën aktuale në Minierë dhe TC.
Ata vizituan minierën, inspektuan lokacionin për gërmimin e qymyrit, kontrolluan dinamikën e furnizimit dhe shpërndarjes së sasive të nevojshme të thëngjillit.
Ata vizituan edhe TC ku u njohën me procesin e djegies së llojeve të ndryshme të thëngjillit, me qëllim të funksionimit të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm të TC.
E gjithë kjo në drejtim të rritjes së prodhimit të energjisë elektrike dhe përballjes me sukses të krizës energjetike.