Mullinjtë e erës në Bogdanci, investimi është 21 milionë euro
Me investimin prej 21 milion euro, do të rrumbullakësohet projekti i Parkut të termoelektraneve të erës në Bogdanci. Në fazën e dytë do të ndërtohen edhe gjashtë turbina me erë me kapacitet të instaluar prej 13.8 megavatë dhe do të fillojnë me prodhim më së voni për 24 muaj. Fondet për realizimin e këtij projekti janë siguruar nga Banka gjermane KfW në vlerë prej 18 milionë euro, ndërsa tre milionë janë mjete personale të SHA ELEM. Kontratat për kredi dhe garanci u firmosën sot nga Ministri i Financave Dragan Tevdovski, Drejtori i Përgjithshëm i SHA ELEM Dragan Minovski, ambasadorja gjermane në Republikën e Maqedonisë Thomas Gerberih dhe Drejtorit në Bankës KfW për EJL dhe Turqinë Kristof Tiskens. Me firmosjen e kësaj marrëveshje realizohet faza e dytë të projektit Parku i mullinjve të erës “Bogdanci”, i cili pritet të rrisë pjesëmarrjen në pjesën e burimeve të ripërtëritshme të energjisë.
Sipas Ministrit të Financave, mjetet e bankës KfW janë siguruar me kushte më të favorshme nga ç’pritej.
-Kredia do t’i jepet SHA ELEM-it me një periudhë shlyerjeje prej 12 vjetësh, me një periudhë mospagimi prej tre vjetësh, me normën interesi prej 1.15% dhe servisimi i kredisë do të kryhet nga ASH ELEM nga të ardhurat që realizon dhe që garanton shteti, tha Tevdovski në firmosjen e marrëveshjeve.
Sipas Minovski, firmosja e kësaj marrëveshje është e një rëndësie të madhe për kompaninë.
Unë do të doja të shpreh mirënjohje për bashkëpunim me Bankën,,KfW ” dhe Qeverinë, Ministrinë e Financave dhe Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, si institucione të përfshira në proceset ligjore që ishin të domosdoshme për të realizuar këtë marrëveshje financiare, me shumë rëndësi në rrugën e realizimit të planeve tona dhe investimeve në sferën e energjisë dhe sidomos në fushën e burimeve të rinovueshme të energjisë elektrike. Kjo marrëveshje hap rrugë për përfundimin e plotë të projektit Parku i termocentraleve me erë – Bogdanci, që për ne, por dhe për Republikën e Maqedonisë është i rëndësishëm për shumë arsye, Rritja e kapacitetit të instaluar të ASH ELEM për 13.8 MW shtesë dhe prodhim vjetor prej 37 GWh shtesë, të mjaftueshme për furnizim me energji elektrike për rreth 6000 familje – tha Minovski.
Projekti Parku i termocentraleve me erë Bogdanci është parashikuar me kapacitetin e instaluar me fuqi prej 50 MW dhe prodhimi i përgjithshëm vjetor është rreth 137 GWh. Ndërtimi do të rrisë pjesën e burimeve të rinovueshme në prodhimin e energjisë elektrike nga ASH ELEM me rreth 3% dhe do të zvogëlohet prezenca e CO2 prej rreth 35,000 t / për vit.
-Dëshiroj të theksoj se ASH ELEM mbetet e angazhuar në përcaktimin e rritjes së pjesës së energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e rinovueshme. Në këtë drejtim është dhe investimi tjetër në të cilin jemi duke punuar për momentin, që është termocentrali fotovoltaik që do të ndërtohet në vendin e minierës në REK Osllomej – Minovski tha.
Ambasadori gjerman vlerësoi se ky ishte momenti i përkryer për të firmosur dhe sugjeruar që mbështetja e Gjermanisë do të vazhdojë dhe më tej. Ai shtoi se për të arritur qëllimet e reformës duhet të reformohet themeli politik, ekonomik dhe shoqëror dhe partnerët ndërkombëtarë do të krijojnë mundësi dhe stimuj për Maqedoninë.
Drejtori i Bankës KfW për EJL dhe Turqi Kristof Tiskens theksoi se kjo marrëveshje është një vazhdim i bashkëpunimit shumëvjeçar me Maqedoninë.
“Për 20 vite që nga viti 1999 Në maqedoni kemi investuar 20 milion euro në projekte kryesisht në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike, duke përfshirë projektet e rehabilitimit për gjashtë hidrocentrale, ndërtimin e parkut të parë mullinjve të erës”, tha Tisens, duke shtuar se realizimi i fazes së dytë të këtij projekti është një hap i rëndësishëm për qytetarët e Maqedonisë, sepse ajo siguron një mjedis më të pastër jetësor dhe më pak prezencë të dioksidit të karbonit dhe çon në diversifikimin e burimeve të energjisë.
Në parkun e erës Bogdanci, në fazën e parë janë investuar 55 milionë euro, prej të cilave 85% janë fonde huaje dhe 15% mjete të kompanisë.