SHA ELEM me donacion për Shoqatën e personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar në Kërçovë
SHA Elektranat e Maqedonisë ndau donacion me vlerë prej 6000 euro për Shoqatën e personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar në Kërçovë. Në përputhshmëri me politikat e përgjegjësisë sociale të korporatës, shoqëria aksionare për prodhim të energjisë elektrike, në pronësi të shtetit, në vazhdimsi mundohet t’ua zgjasë dorën shoqatave qytetare, në nevojë për mbështetje dhe ndihmë.
“Për kategoritë e ndjeshme dhe të rrezikuara të shoqërisë sonë, është shumë e rëndësishme, gjithsecili prej nesh, institucionet shtetërore dhe kompanitë private; ta ushqejmë sa më shumë ndjenjën e solidaritetit, me qëllim për t’ju krijuar dhe siguruar kushte të përshtatshme pune, që edhe ata të ndjehen të barabartë me ne. Vetëm në atë mënyrë mund të ndërtojmë shoqëri përgjegjëse dhe gjithpërfshirëse, me mundësi të njejta për të gjithë”,- theksoi zëvendësdrejtori gjeneral i SHA ELEM Fatmir Limani, i cili në emër të Bordit drejtues i vizitoi hapsirat e shoqatës dhe simbolisht e dorëzoi donacionin nga SHA ELEM. Në kuadër të vizitës, Limani e përshëndeti nismën e Kryetarit të komunës së Kërçovës, për sigurimin e ambienteve të reja për Shoqatën e personave të verbër dhe Shoqatën e shurdh-memecëve.
Kryetari i Shoqatës Zylbeari u falenderua për ndihmën e ofruar dhe shpreson që së shpejti Komuna e Kërçovës do t’ju sigurojë hapsira të reja me kushte të përshtatshme, pasi hapsirat aktuale janë në gjendje të mjerueshme.