ЕСМ në shikim të parë
Energjia elektrike është faktori më i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të një vendi, dhe qëllimi ynë kryesor, pavarësisht nga prodhimi i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm i energjisë elektrike, është gjetja e burimeve të reja të energjisë për të përmirësuar ndërgjegjësimin ekologjik. Energjia elektrike nuk është një dhuratë nga Perëndia, ajo është burimi më i sofistikuar i energjisë. Vendi ynë është i pasur me pasuri të bollshme natyrore dhe burime që mund të sigurojnë energji të mjaftueshme për të gjitha nevojat tona. Ne e fisnikërojmë natyrën dhe e prodhojmë energjinë elektrike. Për ne, në SHA ESM , çdo pikë uji dhe çdo pjesë e tokës ka rëndësi të madhe, sepse ne e dimë se aty është fshehur fuqia, aty qëndron forca e energjisë.
ESM është shtylla e shtetit, pa stabilitetin e tij nuk ka një të ardhme të mirë dhe të sigurt dhe për këtë arsye nuk duhet të ketë vonesa në zgjidhjen e zhvillimit për të ardhmen e sistemit tonë. Kapacitetet tona hidrotermike veprojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe mirëmbahen 24 orë.
Ne nga kapacitetet tona sigurojmë rreth 90% të totalit të prodhimit vendor. Nga termocentralet me kapacitet të instaluar prej 824 MW prodhojmë 5.000 GWh energji elektrike në vit, ndërsa nga hidrocentralet me një kapacitet të instaluar prej 556.8 MW, prodhojmë 1.200 GWh energji elektrike në vit. Pjesë e sistemit të ESM është edhe centrali me gaz kogjenerues KOGEL, i cili përbëhet nga 10 motorë me gaz, me fuqi totale elektrike prej rreth 30 MW, të cilët mund të emetojnë fuqi termike prej rreth 26 MW. Nga prilli i vitit 2022 filloi të funksionojë edhe centrali i parë fotovoltaik CF Oslomej 1, me kapacitet të instaluar prej 10 MW. CF Oslomej 1, është centrali i parë diellor në Evropën Juglindore, i ndërtuar mbi një minierë të vjetër.
NJERËZIT TANË JANË FORCA JONË Prapa suksesit, ambicieve dhe rezultateve të mira, qëndrojnë punonjës. Ata më së miri e dinë se sa është vështirë që të mbahen në gjendje të mirë kapacitetet tona ekzistuese të prodhimit. Ne, në SHA ESM, dimë se suksesi i punës varet nga njerëzit e vetëdijshëm për përgjegjësinë dhe sfidën, andaj ata në kohë dhe në mënyrë cilësore i kryejnë detyrat e tyre. Ne kujdesemi për edukimin e vazhdueshëm të punonjësve, nëpërmjet trajnimeve dhe seminareve të ndryshme. Ne inkurajojmë qasje inovative në punën e stafit tonë, dhe ata na e kthejnë me profesionalizmin, përkushtimin, besnikërinë dhe përgjegjësinë e tyre.
MISIONI
NATYRA E SHNDËRRUAR NË ENERGJI
Ne nuk e krijojmë energjinë. Ajo është krijuar dhe gjendet në natyrë në forma të ndryshme. Ne kemi njerëz të edukuar dhe përkushtuar, teknologji dhe kapacitete që e marrin energjinë nga natyra dhe e transformojnë në formë e cila të gjithë neve na duhet. Përfitimet e energjisë elektrike i ndjejmë të gjithë nëpërmes formave të tjera të energjisë: nxehtësisë, ndriçimit, mekanike dhe zërimit.
Ne natyrën e transformojmë në energji. Puna jonë nuk ndalet këtu. Ne kujdesemi edhe për natyrën. Të punësuarit nuk kujdesen vetëm për procesin e prodhimit, por edhe për përdorimin më racional dhe shfrytëzim të planifikuar të natyrës, si dhe për mbrojtjen, mirëmbajtjen dhe rindërtimin e saj.
MBROJTJA E MJEDISIT JETËSOR PËR NJË TË ARDHME MË TË MIRË DHE MË TË SIGURT
Të vetëdijshëm për pamundësinë për ta mbrojtur, ruajtur dhe për të përmirësuar mjedisin për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, kompania jonë është duke i marrë të gjitha masat për mbrojtjen e mjedisit.
- Monitorimi i vazhdueshëm i sasive të gazrave të dëmshme dhe të grimcave të emetuara në ajër në termocentralet tona me anë të parametrave ekologjike.
- Rikuperimi dhe ripyllëzimi i minierave të shfrytëzuara të qymyrit dhe neutralizimin e ujërave të zeza.
- Mbrojtjen e florës dhe faunës nga ndikimi i hidroakumulacionet në makro dhe mikro klimën.
- Mbrojtja globale e njerëzve dhe pronave nga përmbytjet si nga planifikime të reja poashtu edhe përgjatë analizës dhe shfrytëzimit të hidroakumulacioneve ekzistuese duke bërë studime dhe projekte të duhura.
VISIONI
TË KONTRIBUOJMË PËR ÇDO METËR RËNIE DHE ÇDO LITËR UJË NË VENDIN TONË
ESM është shtylla kurrizore e sistemit të energjisë, fillestare dhe hallka kryesore në sistemin e prodhimit – transmetimit – shpërndarjes. ESM është prodhuesi më i madh i energjisë elektrike. ESM aktualisht në tregun e brendshëm ofron tre produkte kryesore: energji aktive, energji reaktive dhe shërbime të sistemit. Kompania investon dhe beson se prodhimi i resurseve vendore është më i dobishëm dhe më afatgjatë për Republica e Maqedonisë së Veriut.
ESM është duke punuar që t’ju bashkangjitet vendeve bashkëkohore dhe me teknologji të avancuar në botë si dhe të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian – tregtisë së lirë me energji elektrike, në përputhje me direktivat e BE-së, liberalizimin, rritjen e konkurrencës dhe lëvizjen e të gjithë pjesëmarrësve në sektorin energjetik. Vetëm ashtu në mënyrë më afatgjate mund të sigurojë fonde për zhvillim, për të inkurajuar investimet në energji dhe për të rritur ekonominë në vend.
MOTOJA
ASNJËHERË NUK NDALEMI, VAZHDIMISHT ZHVILLOHEMI
Ne kujdesemi për edukimin e vazhdueshëm dhe mbindërtimin e punonjësve tanë nëpërmjet trajnimeve dhe seminareve të ndryshme. ESM është një mjedis pune që stimulon qasje inovative për të punuar, duke inkurajuar njerëzit e tyre për të zhvilluar mënyra të reja alternative për përdorim dhe zbatim më efikas të burimeve apo resurseve.